Ukraina dhe Evropa “në pritje” të bisedimeve Trump-Putin

Politika e Uashingtonit ndaj Moskës ka marrë një kthesë që kur Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Këtë të martë Presidenti Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do bisedojnë për luftën në Ukrainë.

Ukraina dhe aleatët e saj presin tashmë për të dëgjuar atë se çfarë do të sjellin këto bisedime.

Trump po kërkon të bindë Putinin për një marrëveshje lidhur me propozimin e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor, diçka që Ukraina tashmë e ka nënshkruar.

“Putin nuk i specifikoi kërkesat e tij, por la të kuptohet javën e kaluar se ai dëshiron që të gjitha kërkesat e Rusisë të përmbushen, shkruan korrespondeti i sky news, Ivor Bennett.

Mbi komentet e Trump për bisedimet që përfshijnë “ndarjen” e aseteve, Bennett thotë se kontrolli i termocentralit Zaporizhzhia mund të jetë për t’u diskutuar.

Ky termocentral është më i madhi në Evropë dhe aktualisht është nën pushtimin rus./abcnews.al/

Read Previous

Në 24 orët e fundit në Kosovë u shqiptuan afër 2 mijë gjoba trafiku

Read Next

Specialja: S’ka kërkesë e vendim për Thaçin që të jetë në varrimin e babait