Ukraina kryen sulm masiv me dronë në Moskë

Rusia thotë se Ukraina ka nisur një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin përreth, përpara bisedimeve të vështira të paqes midis Ukrainës dhe SHBA-së.

Zyrtarët thonë se të paktën dy persona janë vrarë, raportohet se një roje 38-vjeçare që punonte në një parking dhe një burrë 50-vjeçar.

Duket se është sulmi më i madh që Ukraina ka nisur deri më tani në dhe rreth Moskës, raporton BBC.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin thotë se 73 drone që po shkonin drejt qytetit u rrëzuan; katër aeroporte të Moskës ndaluan fluturimet përkohësisht.

Ky sulm vjen disa orë përpara se zyrtarët amerikanë dhe ukrainas të takohen në Arabinë Saudite për bisedime mbi përfundimin e luftës dhe shefat ushtarakë nga rreth 30 vende të takohen në Paris për të hartuar plane për “koalicionin e të gatshëmve”./21Media

Read Previous

Raste të dhunës në familje në Rajonin e Gjakovës- Dy të arrestuar

Read Next

Rutte: Kosova është shtet shumë i rëndësishëm