Zyrtarët ukrainas pretendojnë se Rusia ka humbur aq shumë ushtarë në luftën kundër tyre, saqë janë detyruar të magazinojnë trupat e ushtarëve të vrarë në fabrikën e mishit, duke e modifikuar si morg.
Përmes një njoftimi për shtyp, të degës së inteligjencës së ushtrisë ukrainase thuhej se ushtria ruse nuk ka më vend për vendosjen e të vdekurve në rritje.
Ata shtonin se zyrtarët rusë po kërkojnë “frigoriferë të tjerë shtesë” për vendosjen e trupave në qytetin e pushtuar të Melitopol, në juglindje të kryeqytetit ukrainas Kiev. Sipas ukrainasëve, “fabrika e paketimit të mishit është mbushur me trupat e pushtuesve të vrarë dhe nuk mund të mbajë më”.
Zyrtarët ukrainas vijonin më tej të spekulonin mbi praktikat e menaxhinit të trupave të të vrarëve të luftës, duke thënë se “pronarët e fabrikës ishin urdhëruar prej rusëve që t’ia linin fabrikën pa pagesë”. Rusët nuk kanë ende një përgjigje zyrtare për këtë lloj pretendimi.
Burimi: CNN, BBC, The Guardian