Koreja e Veriut ka emëruar një kryenegociatore të armëve bërthamore si ministren e parë të Jashtme grua të vendit, mes paralajmërimeve të SHBA se Pheniani po përgatitet të kryejë një provë bërthamore.
Diplomatja Choe Son Hui u emërua në një takim plenar të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, i mbikëqyrur nga lideri Kim Jong Un.
Emërimi i saj vjen në një kohë tensionesh në Gadishullin Korean pasi Koreja e Veriut rriti në mënyrë agresive programin e saj të testimit të armëve në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
Të martën, përfaqësuesi i SHBA për Politikën e Koresë së Veriut, Sung Kim paralajmëroi se Washington-i beson se Koreja e Veriut po përgatitet të kryejë një test të shtatë bërthamor, i cili do të ishte i pari që prej vitit 2017.
Burimi: CNN, BBC, The Guardian