Ullrich: Për keqardhje që Komiteti i Ministrave s’pati kurajo politike për ta pranuar Kosovën në Këshill të Evropës

Volker Ullrich, deputet nga radhët e Unionit Kristian-Demokrat (CDU) në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), ka thënë se është për keqardhje që Komiteti i Ministrave në kuadër të Këshillit të Evropës, nuk ka treguar gatishmëri politike për të shqyrtuar kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatën lidere për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë.

“Perspektiva për shtetet e Ballkanit Perëndimor është Evropa. Kjo është e kundërta e ndarjeve dhe konflikteve etnike. Kosova duhet të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Është për të ardhur keq që ministrat e jashtëm të Këshillit të Evropës nuk patën forcën politike për ta bërë këtë së fundmi”.

Autoritetet e Kosovës aplikuan për anëtarësim në vitin 2022. Megjithatë, vendi i vogël ballkanik mbetet në vendndalim për shkak të zhvillimeve politike. Kërkesa e Kosovës nuk u mor parasysh muajin e kaluar, kryesisht për shkak se Gjermania, Franca e Italia, kushtëzuan Kosovën të bëjë hapa konkretë drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kosova u mbështet nga shumica e deputetëve në Asamblenë Parlamentare për të kaluar fazën e parafundit drejt anëtarësimit në panteonin e kombeve të barabarta evropiane. Megjithatë, rruga e Kosovës devoji krejt në fund, kryesisht për shkak të kushtëzimit franko-gjerman, duke bërë që anëtarësimi në këtë organizatë të rëndësishme të shtyhet për të paktën një vit. /Albanianpost.com

Read Previous

Spalletti para ndeshjes me Zvicrën: Duhet të jemi pak më shumë sulmues në fushë

Read Next

Ekonomistët: Ndërtimi i hekurudhës me Shqipërinë, sjell zhvillim ekonomik