United etiketon dy mesfushorë si pasues të mundshëm të Pogbas

MANCHESTER, ENGLAND – MAY 18: Paul Pogba of Manchester United during the Premier League match between Manchester United and Fulham at Old Trafford on May 18, 2021 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Robbie Jay Barratt – AMA/Getty Images)

Manchester Unitedi është bërë skuadra e fundit që lidhet me mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, ndërsa po monitoron edhe Tanguy Ndombele të Tottenham Hotspur.

Pogba aktualisht nuk është në negociata me Unitedin për rinovimin e kontratës, me marrëveshjen e tij që përfundon në verën e vitit 2022.

Thuhet se Djajtë e Kuq po fillojnë të shikojnë opsionet e tjera të mesfushës në rast se Paul Pogba vendos të mos nënshkruajë një kontratë të re.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Unitedi po monitoron situatën e yllit të Milanit, Kessie, si dhe mesfushorin e Tottenham, Ndombele.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, Kessie do të bëhet një lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, edhe pse ai është në bisedime me Milanin për një marrëveshje të re.

Tottenham, Chelsea, Liverpool, Paris Saint-Germain dhe Arsenali janë lidhur të gjithë me Kessie, por Djajtë e Kuq duna të jenë konkurrent i fortë.

Ndombele është një opsion më i lirë dhe më i lehtë, por nuk bind edhe aq shumë për nga cilësia, pasi ka luajtur vetëm një herë për Spurs këtë sezon. /Telegrafi/

Read Previous

Messi u zëvendësua për shkak të një shqetësimi në gju

Read Next

Gërvalla: Tensioni i krijuar për targa është veprim i njëanshëm i Serbisë