UP “Hasan Prishtina” kampion bote në hendbollin universitar

Universiteti i Prishtinës “Hasan Ptishtina”, është shpallur kampion në Kampionatin Botëror Universitar të Hendbollit.

Në një finale të jashtëzakonshme të zhvilluar kundër Universitetit Nacional të Kangwonit nga Korea e Jugut, “Dardanët” triumfuan me rezultat 33:30, raporton KosovaPress.

Djemtë e UP “Prishtinës”, ishin vazhdimisht në epërsi që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa pjesën e parë e mbyllën me epërsi prej dy pikës (19-17).

Ky kampionat ishte po ashtu i suksesshëm edhe për vashat e universitetit tonë që fituan medaljen e bronztë.

Read Previous

​5359 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

​Kuvendi sot e nesër hap dyert për bashkatdhetarët