Ura në fshatin Rogovë rrezikon të shembet

Ditë më parë TV Syri ka raportuar për vërshimet që patën zonat përreth lumit Drin. Në mesin e këtyre zonave që pësoi ishte edhe Rogova e Hasit. Të reshurat e fundit bën që këmba e katërt e urës në këtë fshat të dëmtohet dhe si pasojë të humb tërësisht nivelin strukturor të saj.

Kuvendi komunal i Gjakovës bashkë me ekspertë të fushës morën vendim që të ndërpritet qarkullimi automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve. Ata vlerësuan që mund të vijë deri te shembja e saj dhe paraqet rrezik të përgjithshëm. Por një vendim i tillë nuk po zbatohet nga banorët e zonës, ata po vazhdojnë ende të kalojnë mbi të dhe të rrezikojnë jetën e tyre.

Kryetari i bashkësisë lokale, Islam Gashi tha se nuk është hera e parë që ndodh ky problem. Sipas tij në mars të vitit 2013 nga reshjet atmosferike ishte rritur niveli i lumit Drini i Bardhë ku si pasojë po e njëjta këmbë kishte pësuar dëme.
Shembja e kësaj ure do të jetë fatale për Rogovën dhe Hasin në përgjithësi, andaj banorët bëjnë thirrje tek institucionet sepse rregullimi i saj është jetik për hasjanët.

Read Previous

Vjosa dhe Albini u bën bashkë, çka mendojnë qytetarët?

Read Next

A është i sigurt për konsum mishi në mishtoret e Gjakovës?