Urgjenca në QKMF është në gjendje gatishmërie edhe këtë të diel. Një staf i përbërë prej mjekëve e infermierëve po ofron shërbime për pacientët që kanë nevojë. Megjithatë në periudhën sa ne qëndruam në këtë objekt situata ishte e qetë dhe stabile. Infermieri Kushtrim Gutaj na njoftoi me rastet të cilat më së shpeshti përballen këtu në urgjencë.
Menaxhmenti i këtushëm është shprehur se pavarësisht ditëve të vikendit dhe sfidave të tjera të punës stafi mjekësor është në gjendje gadishmërie që të ofroj shërbimet e nevojshme për të gjithë qytetarët.