Ursula von der Leyen viziton nesër Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë nesër Kosovën, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës, presidentja e KE-së do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe do ta vizitojë kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i ndërtuar me fondet e BE-së.

Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.

Agjenda e takimeve të Ursula von der Leyen:

09.00 Takimi me presidenten Vjosa Osmani;

10.00 Takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti;

11.00 Vizita në kopshtin ‘Cicërimat’ lagjja Kalabria, konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti./Reporteri.net

Read Previous

Osmani takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për situatën në veri

Read Next

Gjendet arma e Hitlerit, ishte e fshehur në një fushë në Angli