Ushtarët gjermanë të KFOR -it kryejnë patrullime në Kamenicë

Ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të Komandës Rajonale të Lindjes të misionit të KFOR-it kanë kryer patrullime rutinë në Kamenicë.

Sipas një njoftimi të këtij misioni në Facebook, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”./indeksonline/

Read Previous

Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe Koresë së Veriut takohen për të zgjeruar bashkëpunimin ushtarak

Read Next

Formula 1 bëhet me 11 skuadra nga viti 2026