Ushtarët italianë të KFOR-it inspektojnë urat në Pejë, Klinë dhe Gjakovë

Ushtarët italianë të KFOR-it nga njësia inxhinierike  e Komandës Rajonale Perëndim kanë realizuar një seri inspektimesh në disa ura në komunën e Pejës, Klinës dhe atë të Gjakovës.

Bëhet e ditur se aktiviteti në fjalë  është pjesë e detyrave të njësive të xhenios për të mbështetur lëvizshmërinë në rajon. Njohja e gjendjes së infrastrukturës rrugore është thelbësore për suksesin e operacioneve në terren.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes”, thuhet në një njoftim në Facebook të kësaj force. /Klankosova.tv/

Read Previous

Hamilton: Nuk e kisha imagjinuar që gjërat me Ferrarin do të shkonin kaq keq në fillim

Read Next

Ky shtet ashpërson masat për ndalimin e telefonave celularë në shkollat ​​e mesme