Kosova për herë të parë do të jetë pjesëmarrëse në stërvitjen ushtarake më të madhe në rajon “DefenderEurope 21”.Ushtarët e FSK-së janë radhitur përkrah ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s nën udhëheqjen e partnerit strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në mesin e 16 shteteve pritëse është edhe Kosova. E vendi ku të gjitha trupat e ushtrive kanë zbarkuar është qyteti i Gjakovës.Komanda e Lartë dhe Audienca Sekondare janë të vendosur në Aeroportin e Gjakovës, kurse Ushtrimi Fushor do të realizohet në Zonën e Trajnimit në dy fshatërat “Babaj të Bokës” dhe në “Devë”.
Shefi I departamentit për operacione dhe trajnime në FSK Kolonel Ejup Maqedonci I cili në këtë periudhë është drejtori këtij ushtrimi ushatarak tha se është privilegj për FSK-në të jetë në mesin e ushtarakëve të ushtrisë Amerikane, pjesëtarëve të forcave nga Komanda Evropiane e SHBA si dhe nga Komanda Supreme Operacionale e NATO-s.
Kolonel Maqedonci tha se “Defender Europe 21” është stërvitje vjetore e përmasave të mëdha ushtarake amerikane në Evropë dhe Afrikë, i dizajnuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ndërmjet ushtrisë amerikane, NATO-s dhe partnerëve tjerë.
Në anën tjetër Kapiten Xhevahir Hasanaj tha se objektivat kryesore të këtij ushtrimi janë ngritja e zhvillimit dhe ndërveprueshmërisë me partnerët, validimi i aftësive të këmbësorisë, të një kompanie tanë, aftësimi i ekipeve tona për validim në të ardhmen, dhe ndërveprueshmëria e inteligjencës në vendet partnere.
Ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të FSK-së përgjatë këtyre ditëve do të jenë pjesë e ushtrimeve dhe trajnimeve ndërkombëtare për të ngritur aftësitë e veta operacionale . Pjesëmarrja e Kosovës në këtë stërvitje si vend partner i SHBA-së, është ngjarje e rëndesishme historike që dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Ky operacioni i përbashkët shumëkombësh fuqizon rrugën për anëtarësimin në NATO. Vlen të theksohet se qytetarët gjatë kësaj periudhe kohore do të vërejnë lëvizje të shtuar të automjeteve ushtarake, të ushtarëve, të partnerëve por edhe të FSK-së si dhe në zonat ku zhvillohet ushtrimi do të dëgjohen krisma armësh. Andaj FSK kërkon mirëkuptimin e banorëve të këtyre zonave që të mos shqetësohen.