Ushtroi dhunë ndaj nënës, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti.

Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar verbalisht nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar.

“Ankuesja ka deklaruar se ajo dhe bashkëshorti i saj, në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari”, njofton policia.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

Armët ilegale, zbulohen dy raste në Gjakovë e Prizren

Read Next

Të shtëna armësh, plagosen tre adoleshentë