“Vaksina ka dhjam derri e qeliza të majmunëve”, fletushka që po shpërndahet në një shkollë në Prishtinë

Në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë sot janë shpërndarë fletushka me përmbajtje skandaloze kundër vaksinimit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të faqes Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë, të cilët kanë shpërndarë fotot të këtyre fletushkave.

Në to thuhet se vaksinat përmbajnë dhjam derri, qeliza të majmunëve e pjesë të organeve të fëmijëve të abortuar.

Në fletushka citohen doktorë të ndryshëm që tashmë janë deklaruar kundër vaksinimi./Reporteri.net

Read Previous

Mërgimtarët që jetojnë në Gjermani/ Qeveria e re rrit pagën minimale, ja sa € bëhet ora

Read Next

Shqiptohen 264 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19