Vaksinimi kundër gripit sezonal, 80 mijë doza në disponim nga Ministria e Shëndetësisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ministria e Shëndetësisë ka siguruar mbi 80 mijë doza për vaksinimin kundër gripit sezonal.

Përmes një komunikate për media IKSHPK ka bërë të ditur se nga kjo javë ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal.

“Ekspertët e IKSHPK-së, po mbajnë këtyre ditëve takime intensive me punëtorët shëndetësor dhe grupet e tjera për të ritheksuar rëndësinë e vaksinimit”.

“Sivjet, furnizimi me vaksina të gripit sezonal është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe për këtë sezon, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85.000 doza”, thuhet në komunikatën e MSH-së.

Nga IKSHPK-ja, u përmend se grupet me prioritet për vaksinim janë punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe imunitet të kompromentuar, persona mbi 65 vjeç dhe fëmijët deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të gripit dhe ftohjes, por të gjitha duket se lulëzojnë gjatë muajve të dimrit.

Rastet e ftohjes dhe gripit  zakonisht arrijnë kulmin midis tetorit dhe shkurtit të çdo viti. Zakonisht qarkullojnë disa lloje në të njëjtën kohë, por simptomat e shkaktuara shpesh janë të ngjashme.

Gripi sezonal është një infeksion akut viral, i cili përcillet direkt nga një person i sëmurë te tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes. /Albanianpost.com

Read Previous

Sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit, Franca do të dërgojë trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Read Next

Aeroporti i Japonisë u mbyll nga shpërthimi i bombës amerikane