Vaksinimi është një nga mundësitë më të mira për të mbrojtur foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët nga sëmundjet potencialisht të dëmshme.Vaksinat përmbajnë sasi shumë të vogla të antigjeneve, dhe ndihmojnë sistemin imunitar të fëmijës të njohë dhe të luftojë sëmundjet serioze, kështu thotë kryeinfermierja e vaksinimit në qendrën e mjekësisë familjare në Çabrat, Makfirete Berisha.
Ajo tregoi se kur duhet të jepen substancat vaksinuese, pasi që dihet se mosha e rekomanduar e vaksinimit është specifikuar në javë, muaj dhe vite. Stafi i QKMF nga nesër do të filloj me vaksinimin e komunitetit pakicë në lagje të ndryshme të qytetit e pastaj edhe në fshatëra.
Çdo fëmijë ka të drejtë të jetojë pa sëmundje që mund të parandalohen nga vaksinimi, ani pse këto sëmundje ende paraqesin kërcënime të mëdha për rajonin. Kështu që rritja e imunitetit mbetet një veprimtari kryesore.