Vaksinohen fëmijët e komunitetit rom, ashkalinjë, egjiptian në lagjen “Ali Ibra”

“Java Botërore e Imunizimit” ka për qëllim të promovojë përdorimin e vaksinave për të mbrojtur njerëzit kundër sëmundjeve infektive. “Bethany Christian Services” në bashkëpunim me QKMF në Gjakovë ditën e sotme kanë qëndruar në qendrën “Ali Ibra” ku kanë mbajtur sesione informuese dhe kanë imunizuar fëmijë të pavaksinuar  të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Sesione të vaksinimit plotësues do të mbahen brenda javës edhe në paralagjen Brekoc. Qëllimi përfundimtar i “Javës Botërore të Imunizimit” është që më shumë njerëz dhe komunitetet e tyre  të mbrohen nga sëmundjet e parandalueshme me vaksina.

Read Previous

7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Margariti: Musine Kokalari, shembulli i njeriut që u sakrifikua për fjalën e lirë