Valbona Vula, profesioni nuk njeh gjini

Valbona Vula është një nga gratë që ka zgjedhur që me profesion të jetë gjeodete. ajo përfundoi studimet në Universitetin e Prishtinës dhe që nga viti 1982 punon në këtë fushë.

Edhe përkundër paragjykimeve të kohës së atëhershme ajo ka arritur t’i thyejë ato barriera. Profesionet e ndara sipas gjinisë, tashmë nuk mund të quhen sfidë. E pyetur nga ne se si është të punosh në terren gjatë gjithë kohës dhe kryesisht vetëm me kolegë meshkuj, ajo tha se punën e bën me shumë pasion njëjtë si ditën e parë të saj.

Valbona është shembulli konkret që profesioni nuk njeh gjini, ajo tha se bashkëpunimi mirë kolegial qofshin ata meshkuj apo femra jep një fryt të punës së suksesshme.


Read Previous

PZAP jep detaje për të gjitha ankesat

Read Next

Qëndisja pjesë e pandarë e rutinës së Zojës