Rikthen masat e rrepta, qytetarët lëvizin vetëm për punë të rëndësishme
Australia ka rikthyer masat e rrepta për shkak të rritjes së rasteve të regjistruara me variantin Delta të koronavirusit. Qytete si Sidney dhe Darvin nisen një bllokim dyjavor për shkak të shpërthimit të këtij mutacioni .
“Duke pasur parasysh se sa ngjitës është ky lloj i virusit, ne parashikojmë që në ditët në vijim, numri i rasteve ka të ngjarë të rritet përtej asaj që kemi parë sot,” tha Kryeministria i shtetit të Uellsit Jugor Gladys Berejiklian në një konferencë për shtyp në Sidnei.
Australia ka qenë më e suksesshme në menaxhimin e pandemisë sesa shumë ekonomi të tjera të zhvilluara përmes mbylljes së shpejtë të kufijve, rregullave të distancës sociale duke raportuar pak më shumë se 30,450 raste të regjistruara me këtë virus dhe 910 humbje jete nga COVID-19.
Por vendi është përballur me një rritje të numrit të shpërthimeve të vogla të këtij varianti në muajt e fundit. Deri më tani virusi është menaxhuar përmes izolimit të mijëra qytetarëve në të njëjtën kohë ose bllokimeve të parakohshme.
Rritja e shpejtë e rasteve ka bërë që qeveria australiane të imponojë me ngut një bllokim , nën të cilin njerëzit mund të largohen nga shtëpia vetëm për arsye të rëndësishme si për pazar, punë, arsim, dhe kujdes mjekësor./Klan News