Varianti i ri i Covid, SHBA drejt masave të rrepta kufizuese për të gjithë udhëtimet

Përhapja e variantit të ri të Covid, Omicron në të gjithë botën ka bërë që në shumë vende po përgatiten për vendosjen e kufizimeve të udhëtimeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë vendi i radhës që pritet të vendosë kufizime për udhëtimet , për të parandaluar përhapjen e Omicron.

Mediat vendase bëjnë me dije se administrata amerikane po përgatitet t’u kërkojë të gjithë udhëtarëve që vijnë, përfshirë amerikanët, të kryejnë testin e koronavirusit një ditë para fluturimit, pavarësisht nga vaksinimi.

Ndër hipotezat që po studiohen është edhe një vetëkarantinë shtatëditore për të gjithë ata që hyjnë në vend, përfshirë edhe qytetarët amerikanë.

e.su./abcnews.al

Read Previous

Mbi 761 mijë të vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19

Read Next

Këto janë masat e reja anti-COVID në Kosovë