Varroset Shani Brahushi i cili një jetë ia dedikoi hendbollit

Është varrosur sot një ndër emrat më të spikatur të hendbollit gjakovar e kosovar, Shani Brahushi i cili ndrroi jetë mbrëmë në moshën 81 vjeqare. Të shumtë ishin ata që erdhën për t’iu shprehur ngushëllime familjarëve, si dhe sportdashëve për ish portierin dhe njëherit edhe trajnerin e Vëllaznimit. I ndjeri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në hendbollin kosovar, dhe si njeri të palodhur e gjithmonë pozitiv do e kujtojnë miqtë e nxënësit e tij.

Brahushi ka qenë edhe anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës e poashtu kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës. I ndjeri e ka themeluar dhe e ka udhëhequr shkollën e hendbollit “Bashkim Idrizi” prej të cilës kanë dalë lojtarë të talentuar. Për Brahushin ngushëllime kanë shprehur edhe Federata e Hendbollit të Kosovës.

Read Previous

Sali Beqaj, jo vetëm një vëzhgues por edhe kontributdhënës

Read Next

Shkatërrohet shpella dy milionë vjeçare në Australi