Vatikani anulon angazhimet e Papës në fundjavë

Vatikani ka anuluar angazhimet e fundjavës së Papa Françeskut, teksa ai po përballet me një infeksion “kompleks” të frymëmarrjes.

Sipas mediave të huaja, 88-vjeçari ndodhet në spitalin Gemelli të Romës që nga e premtja për trajtimin e bronkitit.

Të hënën, Vatikani tha se infeksioni i tij i traktit respirator po paraqiste një “pamje komplekse klinike” dhe ai do të duhej të qëndronte në spital.

Atë mbrëmje, Vatikani tha se Papa ishte në një gjendje “të qëndrueshme” pa ethe.

Zëdhënësi Matteo Bruni theksoi më parë se rezultatet e testeve të fundit tregojnë se Papa po vuan nga një “infeksion polimikrobial i traktit respirator” që kishte nevojë për një ndryshim të mëtejshëm në terapinë e tij me ilaçe.

Vatikani bëri të ditur se pavarësisht sëmundjes së tij, Françesku “lexoi dhe punoi” të hënën në mëngjes, duke shtuar se ishte “i prekur nga mesazhet e shumta të dashurisë dhe afërsisë që ai vazhdon të marrë”. /Telegrafi/

Read Previous

Ancelotti: Guardiola tha se ata kanë 1 për qind shanse, nuk pajtohem

Read Next

Presidentja Osmani për herë të parë ndan urdhrin “Heroina të Kosovës”