Vazhdon falsifikimi i parave, raportohen dy raste brenda 24 orëve

Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur zyrtarët bankarë raportojnë në Polici se kanë pranuar para të falsifikuara nga persona të caktuar. Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur dy raste të tilla.

Policia ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës dhe në atë të Gjilanit.  

Sipas raportit të Policisë rastet kanë ndodhur në dy  banka. Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë ku zyrtari i bankës ka raportuar se ka pranuar para prej  150 euro të cilat dyshohet se janë  të falsifikuara.

Në Gjilan poashtu zyrtari i bankës ka deklaruar në Polici se ka pranuar para me vlerë prej 50 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara. Paratë janë konfiskuar për ekzaminim dhe janë duke u hetuar.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Bad News Eagles debuton të hënën në turneun më të madh në CS-GO

Read Next

Ndalohet shtetasi shqiptar në Han të Elezit, dyshohet se po kontrabandonte katër sirianë