Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale

Në festën e 28 Nëntorit, ditës së flamurit kombëtar, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalës.

Seanca ndaj Shalës ka nisur në ora 09:30 dhe do të përfundojë në 16:00.

Shala po akuzohet për krime lufte, ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe për vrasje të paligjshme që dyshohet se u kryen midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që dyshohet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ambasadori Malaj: Ky përvjetor i gjen shqiptarët më mirë se kurrë

Read Next

Kurti pjesëmarrës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë