Shpërngulja e shtetases serbe në Gjakovë zgjoi pakënaqësi të mëdha në shoqëri, madje nisi thirrja për protestë.
Sipas burimeve të Syri-t me datë 26.06.2021 rreth orës 20:00, ankuesja e nacionalitetit serb, me banim ne Gjakovë, ka vërejtur persona të panjohur duke i vendosur disa fotografi të luftës së vitit 1999 në murin e korridorit përballë banesës së saj. Patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve pas një pune hetimore të menjëhershme nga kamerat e sigurisë kanë arritur t’i identifikojnë dy të dyshuarit e lartëcekur të cilët e kanë pranuar veprën. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit të dyshuarit mbahen në ndalim policor për 48 orë.
Syri do iu mbajë të informuar me rastin.
Vazhdon pakënaqësia e qytetarëve për shtetasen serbe, i vendosen fotografi të ’99-ës në mure të banesës