Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme pritet të dëshmoi dëshmitari i rradhës.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dje ka dëshmuar dëshmitari i 67-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili është i mbrojtur.
Ky dëshmitar ka dëshmuar përmes video-lidhjes.

Dëshmitari i 67-të në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ka deklaruar se pas asaj se çfarë i kishte ndodhur nga anëtarët e UÇK-së më 1998, nëse nuk do ta kishte përkrahjen e familjes do të kishte përfunduar në Psikiatri. /RTKlive/

Read Previous

Moti sot në Kosovë

Read Next

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, deklaratat dhe roli i këtij institucioni