Mbërmë KB “Vëllaznimi” ka zhvilluar ndeshjen e xhiros së teteë në kuadër të Ligës së parë të Basketbollit në konkurencem e meshkujve ku e ka mposhtur skuadrën e Istogut me rezultatin 68 – 84.
Gjatë kësaj ndeshjeje më produktivët pëer KB “Vëllazimin” ishin Besnik Azemi, i cili luajti me double-double, prej 17 pikëve e 14 kërcimeve, dhe Atik Koshi, i cili në këtë ndeshje regjistroi 23 pikë, 8 kërcime, e 6 asistime.
E si në ndeshjen e kaluar, me double-double tek gjakovarët ndeshjen e përmbylli edhe Bardhi Rexha i cili dha 18 pikë e regjistroi 16 kërcime.
Ndërsa tek skuadra e Istogut, basketbollisti më i dalluar ishte Orges Shatri, i cili regjistroi 16 pikë e 10 kërcime, por që ishin të pamjaftueshme që kjo skuadër të kalonte në avatazh, duke e regjstruar kështu humbjen e trëtë të këtij sezoni.
Me këtë ndeshje skuadra gjakovare e ka vazdhuar ecurinë e fitoreve, duke i regjistuar 8 fitore në përballje sa kjo skuadë I ka zhvilluar deri më tani, duke e mbajtur kështu primatin e Ligës së parë me gjithsej 16 pikë të tubuara.