Vazhdon seria finale, KB “Trepça” mposht KB “Yllin” në Suharekë

Trepça e ka hapur luftën për titullin e kampionit të Kosovës, pas fitores së mbrëmshme në Suharekë.

Ekipi mitrtovicas arriti të triumfojë në ”13 Qershori” me shifrat e ngushta 55-58, por shumë të vlefshme për ngushtimin e serisë finale.

Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me Yllin që fitoi çerekun e parë ngushtë 20-17, derisa i dyti i takoi Trepçës 10-12 e pjesa e parë u mbyll maksimalisht ngushtë 30-29.

Në pjesën e dytë, Trepça vazhdoi luftën e madhe për fitore në dirigjimin e Amin Hotit dhe përkrahur fuqishëm nga Drilon Hajrizi i cili edhe e nisi ‘vallen’ e rikthimit, mitrovicasit fituan ngushtë dy periodat finale (10-13, 15-16) të cilat edhe i sollën fitoren e shumëpritur.

Pikërisht, Drilon Hajrizi ishte lojtari kryesor i Trepçës në këtë fitore me 21 pikë, 9 kërcime, 5 asiste e 2 vjedhje topash, derisa u ndihmua edhe nga Andrew Gordon me 12 pikë e 6 kërcime, si dhe Amin Hot me 10 pikë, 5 kërcime e 5 asiste.

Te Ylli nuk mjaftuan për fitore, Dajuan Graf me 14 pikë, Mikaile Tmusiq me 13 pikë e Henrik Shirko me 11 sosh.

Trepça ngushton serinë finale të ndeshjeve në 1-2, derisa dueli i katërt zhvillohet të enjtën në ”Minatori” të Mitrovicës.

/asistiOnline/

Read Previous

Zelensky flet për vizitën e tij në Kharkiv, thotë se shkarkoi shefin lokal të sigurisë

Read Next

Pupovci: Ka progres te përfshirja në arsimin e komuniteteve rom, ashkali, egjiptian