Vazhdon verifikimi i të dhënave për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë

Medica Gjakova dhe Medica Kosova janë dy nga organizatat aktive në realizimin e procesit të verifikimit të statusit për të mbijetuarat e dhunës seksuale  gjatë luftës. Ky proces ka filluar që nga viti 2018 me ç’rast në nivel të gjithë Kosovës, Komisioni i Verifikimit të të dhënave për të mbijetuarat e dhunës seksuale ka paraqitur edhe shifra, të cilat na tregoi Mirlinda Sada, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Medica Gjakova.

Duhet theksuar se në këtë organizatë aplikojnë gra por edhe burra nga e tërë Kosova.      

Sada gjithashtu është shprehur edhe për problemet me të cilat janë ndeshur gjatë kohës së pandemisë.

Ndërkaq nga Medica Kosova deklarojnë se edhe përkundër që pandemia ka ndikuar në ndërrimin e sistemit të punës,  procesi ka vazhduar  dhe numri i aplikuesve ka qenë i kënaqshëm.

Puna po vazhdon vazhdimisht dhe janë në pritje të rasteve të reja.

Theksojmë se në këtë proces janë  të autorizuara 4 organizata në të gjithë vendin të cilat vazhdimisht po punojnë që statusi i secilës viktimë të njihet dhe nëse është e nevojshme edhe të shtyhet afati i aplikimit.

Read Previous

Pas Haris Kelmendit IPK arreston edhe një zyrtar për keqtrajtimin e 18-vjeçarit

Read Next

​Një pamje e rrallë e “Estadio da Luz”, stadiumi i Benficas që u shkatërrua në vitin 2002