Vdes 46-vjeçari që u gjet i plagosur sot në Gjakovë

Një 46-vjeçar është gjetur sot i plagosur në vendin e quajtur Shkugezë në Gjakovë. Rastin në Polici e kishin njoftuar dëshmitarët që e kishin parë viktimën me plagë në kokë.

Më pas ai u dërgua në Emergjencë në Prishtinë, mirëpo nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra dhe ka vdekur.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori.

Për rastin ka njoftuar edhe Policia e rajonit të Gjakovës.

“Patrulla policore ka dalë ne vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. Viktima i moshës 46 vjeç është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar ne emergjencë. Po ashtu ne vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës. Në vendin e ngjarjes kane dalë të gjitha njësitet përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Gjatë ekzaminimit, në vendin e ngjarjes, janë gjetur një gëzhojë në afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti”, tha Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë./Sinjali/

Read Previous

Përmes investimeve strehimorja “Shtëpia e Sigurtë” ka përmirësuar ofrimin e shërbimeve

Read Next

Parashikimi i motit