Ky është vendi në të cilin dje u gjet i plagosur 46 vjeqari me inicialet GJ.T në Gjakovë. Sipas Policisë ai është dërguar me shenja jete në spitalin e Gjakovës dhe për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë.
Këto i ka bërë të ditura udhëheqësi i sektorit të hetimeve rajonale, NënKolonel Bekim Avdija i cili ka theksuar se Policia në vendin ku ka ndodhur ngjarja pra në rrugën “Zoja e madhe” në Shkugëz kishte gjetur edhe një pistoletë dhe automjetin e viktimës. Hetimet janë duke vazhduar dhe deri me tani nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.
Sipas burimeve jozyrtare televizionin Syri ka mësuar se viktima kishte probleme socio-ekonomike. Nga QKUK trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituti e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërsa me urdhër të prokurorit rasti hapet si hetim i vdekjes.