Vdes fëmija dy vjeçar në Pejë, ishte rrëzuar në shkallët e shtëpisë

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Një fëmijë dy vjeç ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:15 në fshatin Bokshiq, në Pejë.

Siç thuhet në raport, prindi i fëmijës kishte thënë se fëmija ishte rrëzuar në shkallët e shtëpisë.

“Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë, ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë rreth 2 vjeçar). Sipas prindit të viktimës fëmija ishte rrezuar në shkallet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read Previous

Njohës të çështjeve ndërkombëtare: Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, çështje e interesit kombëtar

Read Next

Danimarka raporton dy raste të mpiksjes së gjakut dhe hemorragjisë cerebrale, një vdes