Politikani francez i qendrës ekstreme të djathtë, Jean Marie Le Pen, ka vdekur të martën në moshën 96-vjeçare. BBC-ja ka raportuar se ai ishte nën përkujdesje mjekësore në javët e fundit.
Le Pen, mohues i Holokaustit dhe ekstremist në çështjet e racave, gjinive dhe emigracionit, ka themeluar partinë e ekstremit të djathtë francez, Fronti Kombëtar, në 1972-n.
Ai kishte arritur në balotazh në zgjedhjet presidenciale të 2002-s kundër Jacques Chirac.
Ai është babai i politikanes franceze, Marine Le Pen, që mori drejtimin e partisë në 2011-n. /Koha.net/