Kryeinfermierja e repartit E të Klinikës Infektive, Nerxhivane Konushevci, ka vdekur pas një sëmundje të rëndë.
Këtë e ka bërë të ditur kryeari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj.
“Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë. Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërriuar jetë kryeinfermierja e repartit E të Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962). Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve”. /KlanKosova/