Vedat Muriqi shënon golin e fitores për Mallorcan

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur golin në ndeshjen e Mallorcës ndaj Atletico Madridit.

Ylli i Dardanëve i është kthyer më në fund golave me fanellën e klubit spanjoll, Mallorca.

Muriqi ka arritur të gjej golin pikërisht në ndeshjen ndaj rivalit të fortë, Atletico Madridit, të vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Goli i Muriqi erdhi në minutën e 68-të nga penalltia për epërsinë e ekipit të tij 1-0.

Ky ishte goli i treti i prizrenasit, pas huazimit të tij nga Lazio në janar.

/Telegrafi/

Read Previous

Fehlinger: Kosova të marr ftesën për anëtarësim në NATO dhe BE

Read Next

Detyrë kryesore e IPK-së të hulumtojë, dhe krahasojë të arriturat arsimore në Kosovë me vendet tjera