KF “Vëllaznimi” do të sfidojë sot KF “Besën” në ndeshjen e radhës të Raiffeisen Ligës së Parë, që do të zhvillohet në ora 16:00 në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.
Pas barazimit 0-0 ndaj KF “Drenicës” në takimin e fundit, skuadra gjakovare do të kërkojë të rikthehet në rrugën e fitoreve në këtë përballje të vështirë.
Vëllaznimi synon të shfrytëzojë këtë ndeshje për të përmirësuar renditjen në tabelë, ndërsa Besa vjen në këtë takim me moral të lartë pas fitores dramatike 2-3 ndaj Trepçës në udhëtim.
Ndeshja premton të jetë një përballje e fortë dhe emocionuese, ku të dyja ekipet do të japin maksimumin për të siguruar rezultatin e dëshiruar. /tvsyrivison/