Vëllaznimi ndan pikët me Trepçën

Klubi i futbollit, Vëllaznimi ka pritur në shtëpi Trepçën në stadiumin e qytetit në Gjakovë. Dy skuadrat barazuan pa gola, në kuadër të Ligës së Parë Kosovare, grupi A.

 Vëllaznimi dhe Trepça ndodhen në pozitat tetë dhe nëntë të tabelës me nga shtatëmbëdhjetë pikë secila. Ekipi vendas tregoi lojë më të mirë, megjithatë aksionet mbetën të pa konkretizuara.

Ndeshja u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, në një terren më të rrëshqitshëm se zakonisht.

Read Previous

Këpucët e Churchill shiten në ankand me çmimin marramendës

Read Next

BE-ja blen edhe katër milionë doza shtesë të vaksinës kundër COVID-19