Sonte me fillim nga ora 19:00 Prishtina e pret Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 21-të.
Ndeshjet e kësaj xhiroje janë shtyrë për shkak të palestrave të zëna si pasojë e fushatës zgjedhore.
Kjo është ndeshja e tretë që do të zhvillohet ndërmjet këtyre skuadrave në Supërligën e Kosovës për këtë sezonë.
Në dy ndeshjet e luajtura të xhiros së 7 dhe të xhiros së 14 Vëllaznimi ka arritur ta mposhtë Prishtinën.
Prishtina aktualisht gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 32 pikë, ndërkaq Vëllaznimi në të katërtin me 31 pikë.
Vëllaznimi lojën e fundit në kuadër të Superligës së Kosovës ka shënuar fitore kundër Golden Eagle Yllit me rezultat 92 : 70.
Kanë mbetur tashmë edhe 7 xhiro deri në përfundim të ndeshjeve në Superligë.
Kujtojmë se kjo sfidë ka një vlerë të veçantë për shkak të rivalitetit që këto dy skuadra kanë ndër vite, duke qenë pjesë e basketbollit kosovar si ekipe të cilat emri i tyre konfiguron që nga fillimet e këtij sporti në Kosovë. /tvsyrivision