Klubi i basketbollit Vëllaznimi së fundmi ka zyrtarizuar dy basketbollistë të huaj, për pjesën e mbetur të sezonit. Tiwiam Kendley dhe Ty Nichols janë dy amerikanët që i janë bashkuar klubit. I kënaqur me pritjen u shpreh Nichols.
Emri im është Ty Nichols, unë vijë nga SHBA-të, Bostoni për të qenë më i saktë. Atje kam luajtur në Keene State College. Në vjeshtë kam luajtur këtu te Ponte Prizreni, pastaj jam kthyer për të ju bashkuar Vëllaznimit. Mendoj që ekipi është shumë i mirë, dhe më kanë pritur mirë. Pres që të fitojmë sa më shumë lojëra.
Kendley me përvojë edhe në NBA thotë se mezi pres të luajë me djemtë e klubit gjakovarë.
Emri im është Tiwiam Kendley, vijë nga Harlem New York. Më herët kam luajtur në Washingon Wizards, Capital Go Go, Windi City Bulls dhe pastaj në Meksikë për të ardhur këtu. Hera e parë që vi në Evropë, konkretisht në Kosovë.Ekipi duket mjaft miqësor dhe të gatshëm për fitore.
Për trajnerin me eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare është me rëndësi të shmangin rënien në ligën e dytë.
Këtu në Kosovë më herët kam drejtuar ekipin e Pejës 2015-1016 poashtu Tbilisin e Gjeorgjisë vitin e kaluar, pastaj në Spanjë e Kroaci, kam mjaft përvojë. Ky është fundi i sezonës dhe shpresoj të shmangim rënien në ligën e dytë. Po kaloj mirë njerëzit këtu janë miqësor.
Ekipi i Vëllaznimi nesër në ora 15:00 zhvillon ndeshje me Sigal Prishtinën në kuadër të Super Ligës.