Kryeministri Edi Rama njoftoi se pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave është miratuar Akti Normativ për çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.
Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimet e naftës, benzinës dhe gazit deri më datë 15 mars do të jenë:
1. Çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë 217 lekë/litri.
2. Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës do të jetë 217 lekë/litri.
3. Çmimi i shitjes me pakicë të gazit do të jetë 93 lekë/litri.
“Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare,” njoftoi Rama. “Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.”
/anabelmagazine/