Ka më shumë se shtatë muaj që Qendra e Mjekësisë Familjare “Emin Duraku” ka hapur dyert me qëllim që të ofrojë shërbime mjekësore për të prekurit me virusin Covid-19. Lumturije Kamberi, specialiste e mjekësisë familjare ka thënë se këtë javë numri i pacientëve është rritur. Krejt kjo si rrjedhojë e tubimeve të shumta që janë mbajtur kohëve të fundit.
Kamberi ka përcjellë apelin e njëjtë te të gjithë qytetarët. Të kenë kujdes të shtuar, t’i respektojnë masat sepse virusi vazhdon të jetë në mesin tonë.