Veteranët kërkojnë veprim nga deputetët për procesin e gjykimit në Hagë

Para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dorëzuar nga një kopje të betimit simbolik për secilin deputet, duke kërkuar nga përfaqësuesit e rinj të Kuvendit që të ndërmarrin hapa konkrete në mbrojtje të të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.

Ish-drejtuesi i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, u bëri thirrje deputetëve që ta nënshkruajnë betimin si një zotim për angazhim ndaj padrejtësive që, sipas tij, po ndodhin në këtë proces.

 Letra e dorëzuar, e cila përmban një deklaratë politike, kërkon përfshirje më aktive të Kuvendit në procesin gjyqësor dhe mbikëqyrjen e punës së kësaj gjykate./rtklive

Read Previous

Dehari fton për konsultim përfaqësuesit e subjekteve politike

Read Next

Pas shtrenjtimit të energjisë elektrike, një bukë mund të kushtojë deri në 80 centë