Vetëvaret një person në një hotel në Gjakovë

Një person sot rreth orës 14:00 dyshohet se është vetëvarur në një hotel në Gjakovë.

Lajmin për TV Syrin, e kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës, të cilët kanë treguar se personi ishte regjistruar mbrëmë në këtë hotel.

Komunikata e plotë nga Policia e Kosovës:

“Sot me datë 04.03.2022, rreth orës 14:00, Stacioni policor në Gjakovë është njoftuar për një person të varur në terasën e një hoteli në Gjakovë. Patrulla policor ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar punëtorin e hotelit dhe i njëjti ka informuar se këtë person e ka pranuar mbrëmë rreth mesnatës, kurse sot ka vërejtur këtë person të varur në terasën e hotelit”, kështu kanë njoftuar për TV Syrin nga Policia e Kosovës.

Në vendngjarje po ashtu ka dalë emergjenca dhe mjeku kujdestar, ku ka bërë konstatimin e vdekjes së personit të moshes 1995.
Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar i cili ka dalë ne vendin e ngjarjes.
Pas procedimit të vendit të ngjarjes trupi i viktimës është ekzaminuar dhe tërhequr nga ekipi i mjekësisë ligjore ku me urdhër te prokurorit viktima është dërguar ne IML për autopsi.

Policia ka bërë të ditur se, viktima në fjalë është shqiptar nga Kosova me shtetësi Amerikane.

Theksojmë se lajmin e ka konfirmuar për TV SYRI, Nysret Xhurkaj, zëdhënës i informimit në drejtorinë rajonale të Policisë në Gjakovë.


Hetimet ne vijimesi.

Read Previous

Netflix pezullon të gjitha projektet nga Rusia

Read Next

Moti sot në Kosovë