Vetëvendosje, bashkëbisedim me qytetarët e Gjakovës

Kandidatët për deputetë nga dega e Vetvendosjes në Gjakovë kanë mbajtur takim me banorët e këtij rajoni, në Qendrën Tregtare “Nertili” në Gjakovë.

Ali Tafarshiku, kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie tha se “Gjakova na ka dhënë mbështetje për ndryshim gjithmonë”.

Këtë bashkëbisedim e përmbylli kandidati tjetër, Jahja Kokaj duke shprehur që këtij vendi i duhen “Gjakovarë të cilët më të vërtetë e duan Gjakovën”.

Edhe këtu u kërkua që të votohen kandidatët për deputetë nga Vetvendosje për shkak se sipas tyre vetëm kështu Kosova njeh përparim.

Read Previous

Nisma Socialdemokrate mban tubim në Gjakovë

Read Next

AAK takohet me banorët e fshatrave Bishtazhin, Marmull, Ujz dhe Fshaj