Vetëvritet një femër, kërceu nga kati i tretë i shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Skenderaj ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë, ku si pasojë e lëndimeve të marrë ka ndërruar jetë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Baks, ditën e mërkurë, rreth orës 12:35, transmeton Telegrafi.

“Raportohet se viktima femër kosovar e për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin

Policia pohon se me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

Read Previous

Pse duhet të lexohet Dostojevski?

Read Next

12 muaj të pandemisë kaluam nëpër këto 6 faza