Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë në
Gjykatën Kushtetuese lidhur me votat nga ana e “Romani Iniciativ” në
vendbanime me shumicë të komunitetit serb në zgjedhjet e parakohshme të 14
shkurtit, raporton Ekonomia Online.
Ai thotë se përmes Gjykatës Kushtetuese synojnë rikthimin e mandatit në
Kuvendin e Kosovës të humbur padrejtësisht për komunitetin egjiptian.
Berisha me ankesë do t’i drejtohet edhe Avokatit të Popullit.