Stoli ari dhe telefona janë grabitur në një shtëpi në Fushë Kosovë.
Tre persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi aty e ku kanë sulmuar edhe një grua e cila më pas ka pranuar kujdes mjekësor. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Rr.Kadri Minushi, Fushë Kosovë, 29.01.2021-02:35. Viktima femër kosovare ka njoftuar se tre persona të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj duke e sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur stoli ari dhe dy telefona. Viktima ka pranuar kujdes mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./KosovaPress.