Tyrbet, xhamitë e kishat, shpeshherë janë cak i hajdutëve nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Një vjedhje e tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Ismail Qemajli” në Gjakovë.
Cak i hajdutëve ka qenë një tyrbe.
Bëhet e ditur se personi përgjegjës i tyrbes ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur 80 euro.