Vini Jr do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin

Real Madridi pritet të njoftojë vazhdimin e kontratës së Vinicius Junior në fund të sezonit aktual, siç zbulohet nga Fabrizio Romano.

Sulmuesi brazilian e ka bërë të qartë se dëshiron të mbetet në klub, duke refuzuar një ofertë masive financiare nga Arabia Saudite për të vazhduar rritjen e tij në Madrid.

“Vinicius Jr, në prag të arritjes së një marrëveshjeje me Real Madridin për një marrëveshje të re për pesë vitet e ardhshme”.

“Marrëveshja thuajse e përfunduar siç raportoi La Ser, duke pritur për të sqaruar nëse do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030 ose 2029 me opsionin e zgjatjes”.

Pavarësisht ofertës marramendëse prej 1 miliardë eurosh nga Arabia Saudite, e shpërndarë në pesë vjet, 24-vjeçari nuk u ndikua nga propozimi.

Siç u raportua në mars, Vinicius nuk ishte i bindur nga ideja e nënshkrimit të një kontrate me një kohëzgjatje kaq të gjatë.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare me REalin, teksa ka shënar 20 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë. /Telegrafi/

Read Previous

Debati mbi gjininë në Britaninë e Madhe

Read Next

Presidentja Osmani në Finlandë me ftesë të presidentit Stubb